Prokurorja e PSP-së, Katica Janeva për 1Tv ka deklaruar se “për lëndën “Titanik” ka kërkuar paraburgim për Nikolla Gruevskit, por se Gjykata Penale i ka refuzuar dhe ka sjellë masa tjera kujdesi ndërsa për rastin “Tanku”, nuk është kërkuar paraburgim.

“Për rastin “Tanku” ku Gruevski është dënuar me dy vite burg ne nuk kërkuam paraburgim duke vlerësuar se ai rregullisht vinte në gjykatë dhe ishte deputet në Kuvend”, ka deklaruar Katica Janeva, duke shtuar se institucionet nuk duhet ta çojnë fajin te njëra-tjetra për arratisjen e tij. Megjithatë shprehet optimiste se Gruevski do të ekstradohet në vend dhe do të gjykohet edhe për akuzat tjera.