Janeva: Prap do të konkuroj që të jem në krye të PSP-së

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva në një intervistë për “Nezavisen” ka theksuar se nëse do të votohet ligji për prokurorinë publike, ajo do të kandidon prap që të jetë në krye të PSP

Marketing

Në pyetjen se a prisni që partitë të ju viktimizojnë që të votohet ligji për prokurorinë publike nga shkau se opozita vazhdimisht kërkon ndryshimin e juaj, Janeva tha se nuk ka planë të tërhiqet dhe se do të dorëzon kandidaturën e saj në konkurs, pas çka do të vendos këshilli i prokurorëve.

“Unë do të konkuroj nëse votohet ligji i ri për Prokurorinë Publike, gjegjësisht në konkursin për zgjehddjet të Prokurorit Special Publik. Në këtë kanë të drejtë të gjithë prokurorët që i plotësojnë kushtet të parashikuara me propozim-ligjin. Vlersoj se i përmbushi kushtet dhe do të dorëzoj dokumente. Nuk do të heqë dorë. Gjithësesi, unë nuk mund të ndikoj ndaj zgjedhjes, kjo është punë e Këshillit të Prokurorëve Publik”, ka theksuar në inervsitën e saj për “Nezavisen”, prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Marketing