Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva sot deklaroi se PSP duhet të jetë organizuar si të gjithë Prokuroritë Publike në Maqedoni.

“Në vetë ligjin janë të përfshirë të gjitha praktikat e mira të Prokurorisë Publike Speciale dhe ne kemi propozuar që kjo duhet të transferohet në prokurori të përhershme, e organizuar si të gjithë prokuroritë e tjera në Maqedoni”, tha Janeva.

Ajo tha se në krye të saj duhet të zgjidhet një prokurorë special nga radhët e prokurorëve me mandat pesë vjeçar.