Prokurorja Speciale Katica Janeva, në një intervistë në TV Kanal 5, tha se shpreson që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është dënuar me dy vjet burg, së shpejti të shihet prapa hekurave.

Janeva tha se pret që të marrë vendimin deri të premten nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe pasi edhe Gruevski të marrë vendimin, ai mund të shkojë në burg.

“Kjo, sipas asaj që unë kam përvojë, mund të jetë për 20 ditë. Deri të premten, presim që aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Shkup të dërgohet me shkrim në PSP dhe pas kësaj, Gruevski do të marrë vendimin dhe do të jetë në gjendje të shkojë në burg”, tha Janeva.

Gruevski është dënuar me 2 vjet burg për Mercedesin luksoze. Aktgjykimi u shqiptua nga Gjykata Themelore në Shkup dhe disa ditë më parë u konfirmua nga Gjykata e Apelit në Shkup. Pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë vendimi është përfundimtar.

Pas vendimit, Gruevski tha se do të përdorte të gjitha mjetet juridike.