Janeva: Shumë shpejt do të miratohet ligji për PPS-në

Prokurorja në Prokurorin Publike Speciale Katica Janeva deklaroi se shumë shpejt do të miratohet ligji për Prokurorin Publike Speciale, Janeva tha se nuk pret që të ketë ndryshime drastike në ligj në lidhje me statusin e Prokurorisë Publike Speciale.

Marketing

Katica Janeva prokurore në Prokurorin Publike Speciale deklaroi se rezistencë të vetme jep opozita e cila është e prekur nga ky ligj. Por Janeva theksoi se për të ardhmen e PPS-së nuk mund të negociojë personi kundër të cilit ka hetim. Prokurorja Speciale Janeva u shpreh se mendon për Antonio Milloshovskin i cili ndikon me deklaratat e tij.

Gjithashtu deri sa zgjasin negociatat për ligjin për PPS, Janeva deklaroi se nuk do të dorëzojë akuzë pasi që ende është në fuqi mundësia që Gjykata Supreme t’i ndalojë.
Në lidhje me “bombat”, të cilat i publikon El Cheka, Janeva bëri të ditur se ka dhënë urdhër që të hetohen “bombat”, dhe se nuk ka dijeni se nga janë siguruar “bombat”.