Janeva sot u kthye në punë, në PSP

Prokurorja Speciale Katica Janeva gjatë ditës së sotme është kthyer në vendin e saj të punës, në Prokurorinë Speciale Publike. Kthimi i saj në vendin e punës, pasoi pas disa ditëve të pushimit vjetor. Këtë informatë për media e kanë konfirmuar nga prokuroria në fjalë.

Marketing

Janeva, akoma nuk ka marrë ftesë që të paraqitet në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ndërlidhet me rastin “Reket”. Për këtë rast për momentin janë vetëm dy të dyshuar dhe atë Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Milevski-Kiçeec. Prokurorja Vilma Ruskovska kohë më parë njoftoi se është e mundur që hetimi mbi rastin “Reket”, të zgjerohet.

Marketing