Janeva thotë se është e pafajshme, u ikën pyetjeve të gazetarëve

Prokurorja Speciale Katica Janeva tha se që nga emërimi i saj në kryet prokurorisë ka qenë cak i sulmeve, por se ka pranuar këtë detyrë për shkak të mirës së shtetit.

Marketing

Ajo ka kërkuar falje për faktin se një kohë nuk ka dalë në media për të treguar të vërtetën, por se e ka bërë këtë për shkak se nuk ka dashur të ndikoj në rastin, raporton SHENJA.

“Me përgjegjësi them se as me vetëdije dhe as me pavetëdije nuk kam keqpërdorur detyrën të cilën e ushtroj ende. I inkurajoj organet që të zbardhin tërë rastin. Është e vërtetë se unë dhe shumë tjetër njihen me Boki 13, nuk kam fshehur se djali im punon në 1tv. Kjo nuk do të thotë se dikush ka marr guxim për ta keqpërdorur emrin tim dhe të ndërmerr veprime kundër ligjore. Pres që në procedurë transparente t’i jepet fund kësaj. Kam marrë informacione se përveç Boki 13 edhe persona tjerë kanë keqpërdorur emrin tim”, tha Janeva, raporton SHENJA.

Ajo tha se me dorëheqjen e saj ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndikoj në procedurën për rastin “Zhvatja”.
Ajo tha se PSP është më e madhe se funksioni i saj dhe kjo prokurori ishte dhe do mbetet simbol i luftës kundër korrupsionit dhe krimit.
Janeva nuk dëshiroi të ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.