Jankulloska i kundërpërgjigjet Gruevskit: Me 800 kilometra larg është lehtë të tregosh çfarë është lehtë e çfarë s’është

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetin social “Facebook” reagon ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit.

Marketing

Janulloska shkruan se “kur je larg nga problemet, me 800 kilometra larg Maqedonisë është e lehtë që në rrjetet sociale të tregosh se çfarë është e lehtë dhe çfarë s’është, duke u amnistuar nga të gjitha vendimet problematike për të cilat gjithmonë përgjegjës është dikush tjetër dhe duke injoruar realitetin se Maqedonia është pikërisht atje ku është sot, për shkak të mundësive të humbura ne te kaluaren.”

Marketing