Në Gjykatën penale sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për procedurën e ndarë për lëndën “Tank” të PSP-së dhe për lëndën “Tarifa”.

Në seancat paraprake të procedurës së ndarë për “Tank”, e cila zhvillohet kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska janë dhënë prova materiale dhe janë marrë në pyetje dëshmitarë, të cilët në njëfarë mënyre janë përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600.000 eurove në vitin 2012.

Dëshmitarët të cilët kanë dhënë deklarata në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tank”, janë dëgjuar edhe në rastin i cili tani më përfundoi me aktvendim prej dy vjet burgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin, si nxitës për kryerjen e veprës dhe gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për ish-ndihmës ministrin në MPB Gjoko Popovski.

Në Gjykatën penale sot vazhdon edhe gjykimi i ish-drejtorit të përgjithshëm të “SHA ELEM”, Dejan Boshkovski si dhe dy persona, të cilët janë akuzuar në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Artikulli paraprakFillon votimi për referendumin
Artikulli tjetërKosovë, veteranët në protestë