Shtyhet sërish gjyqi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale, në të cilën janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe një serë ish zyrtarësh të tjerë të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Arsyeja për këtë është pamundësia e ish-ministres Gordana Jankullovska që të marrë pjesë në gjykimin e sotëm, e cili pas lindjes para disa ditëve ende është në spital. Ndonëse ajo së shpejti nuk do të mund të marrë pjesë në seanca, gjykatësi Osman Shabani, megjithatë nuk vendosi që ta ndajë procedurën për Jankullovskën.

Në vend të kësaj, e caktoi seancën e radhës për nga mesi i gushtit, siç u shpreh, që nëna të kalojë pa penguar së paku 45 ditë me foshnjën.

Artikulli paraprakAgjencia për Ushqim: Mishi i pulës nga Brazili i sigurt
Artikulli tjetër13 vjeçarja mbytet në gropën me ujë ku do të ndërtohej ndërtesa