Jankullovska mbështet Mile Janakievskin e burgosur me fotografi

Ish-ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska në rrjetet sociale publikoi një kolazh me fotografi të saja dhe të shokut të saj si dhe ish kolegut Mile Janakievskit ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Marketing

Në fotografitë që I publikoi ajo që I ndau me publikun, ata shihen nëpër kafene, në pres konferenca të ndryshme dhe një fotografi ku të dy janë të veshur me veshje sportive. Në bashkëngjitje të fotografive ajo shkroi “BBF”, që do të thotë “Përgjithmonë shokë të ngushtë”.

Janakievski për momentin gjendet në burgun hetimor të Shutkës, ai u arrestua pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari. Kundër tij po zhvillohen disa procese gjyqësore, ndërsa ish-ministrja e MPB-së, gjithashtu u dënua me gjashtë vjet në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit mbi gjysmë milioni Euro.

Marketing