Disa minuta para së të fillojë gjykimi për “Titanikun” e akuzuara Gordana Jankullovska është paraqitur në gjyq, pasi për një periudhë ka qenë në pushim të lindjes.

Seanca e kaluara e “Titanikut” duhej të mbahej në 3 korrik, por është anuluar shkaku i mospranisë së të akuzuarës Gordana Jankullovska që siç tha avokatja e saj Sanja Aleksiq “gjendet në spitalin e lindjes”.

Në gjykim kanë ardhur edhe kryetari i Pustecit Emond Temellko, Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski, Ilija Dimovski dhe Martin Protogjer.