Janushev: Gruevski vazhdon të jetë kryetar nderi

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Igor Janushev theksoi për Alsat se ish-lideri i partisë së tyre, Nikolla Gruevski vazhdon të jetë kryetar nderi i partisë dhe sqaron edhe arsyet pse vazhdon të jetë kryetar nderi edhe pse tashmë ai është në arrati.

Marketing

Është evidente se një numër i madh i njerëzve nuk e kanë vërejtur këtë moment. Momenti i marrjes së titullit, kryetar nderi, zhvillohet në Kongres. Mendojmë se është joserioze që të konvokojmë Kongres vetëm sa për të bërë një hap të tillë. Në fund të fundit edhe Lubço Georgievski ende është kryetar nderi…- tha Janushev. Sipas tij, 27 prilli” vetëm dëmtoi imazhin e VMRO-DPME-së, pra humbës janë ata me ngjarjet e 27 prillit dhe jo LSDM-ja.
“27 prilli para se gjithash e dëmtoi imazhin e partisë sepse ashtu lehtë lejuam të jemi në një farë mënyre të etiketuar se VMRO-DPMNE-ja është fajtori kryesor për ato ngjarje. Por nëse e shohim nga aspekti i ndonjë intervali kohor që kaloi mund vetëm të shohim se fituesi i vetëm nga të gjitha ngjarjet që ndodhën rreth 27 prillit ishte pikërisht LSDM-ja”, theksoi sekretari i partisë më të madhe opozitare.

Marketing