Janushev, Kiracovski dhe Asani bënë thirrje për zgjedhje korrekte, të rregullta dhe të pastra të dielën

Shefat e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencialë Igor Janushev, Aleksandër Kiracovski dhe Florin Asani sot së bashku apeluan deri te të gjithë qytetarët, aktorët politikë, mediat dhe të gjithë të tjerët për zgjedhje korrekte, të rregullta dhe të pastra të dielën më 21 prill.

Marketing

Janushev iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votës.

“Do të dëshiroja betejë korrekte më 21 prill, si për kandidatin presidencial të pushtetit Stevo Pendarovski, ashtu edhe kandidatit presidencial Blerim Reka. Nga pozita presim se si më me përgjegjësi të zbatojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, deklaroi Janushev, duke shtuar se qytetarët dinë që ta njohin personalitetin e vërtetë për të cilin duhet ta japin votën e tyre.

Asani duke folur për atë se deri më tani fushata ishte fushatë proevropiane, pa incidente, iu bëri thirrje qytetarëve që më 21 prill të votojnë për kandidatin të cilit i besojnë.

Kiracovski bëri thirrje që të tregojnë pjekuri të lartë demokratike, vetëdije politike dhe të mundësojnë që qytetarët në zgjedhje të qeta, të lira, korrekte,  lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre.

Oliver Derkovski kryetar i KSHZ-së, uroi që të fitojë më i miri, ai për të cilin qytetarët mendojnë se duhet ta fitojë besimin. Nënvizoi se kjo fushatë kalon në atmosferë relativisht të qetë dhe kështu duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duhet, tha, të zhvillohen fushatat pa dallim se kush është në pushtet dhe pozitë.

Në pyetjen e gazetarëve se sa do të kushtojnë zgjedhjet presidenciale, Derkoski informoi se plani financiar nga Buxheti është miratuar për 299 milionë denarë.

“Deri më tani lëvizim në këtë kornizë, mbajmë llogari për shpenzim racional të mjeteve. Mendoj se edhe në këtë fushatë,   si edhe në të  kaluarën për referendumin do të shpenzojmë më pak nga mjetet e parapara”, tha kryetari i KSHZ-së.

Përndryshe, sipas të dhënave të KSHZ-së, nesër do të votojnë mijëra qytetarë edhe atë 1.640 në INP, shtatë të shpërngulur brenda vendit, 1.781 në PDK, 71 në shtëpitë e pleqve dhe gjithsej 3.539 të sëmurë dhe në arrest shtëpiak.

Marketing