Janushev thirrje Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE-ja i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev që t’i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kjo parti i sheh si zgjidhje e vetme për daljen e vendit nga kriza politike.

Marketing

“Zaev nuk ka legjitimitet për asgjë. Zoran Zaev duhet patjetër të ikë, a për këtë duhet zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tanimë 6 ditë që kur VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar shpërbërjen e kuvendit zgjedhje të parakohshme. Zaev e di që e ka humbur mbështetjen e qytetarëve, për këtë arsye me çdo kusht dëshiron që të mbetet në pushtet edhe dy vite të tjera”, deklaroi Janushev, duke theksuar se qytetarët në zgjedhje nuk i dhanë Zaevit legjitimitet për ndërrimin e emrit dhe për dygjuhësinë.

Marketing