Adnan Januzaj këmbëngul se nuk ka asnjë problem me mesfushorin Kevin De Bruyne, pavarësisht nga ndërhyrja e yllit të Man City, në stërvitje.

Ish-mesfushori i Manchester United pësoi një ndërhyrje të rëndë nga shoku i ekipit të tij të Belgjikës gjatë një mini-ndeshje në seancën e tyre të parë në Rusi të enjten.

Edhe pse ai u largua pa u shqetësuar dhe pa i kërkuar ndjesë, Januzaj nuk ka pranuar të flasë për një incident mes tyre dhe thotë se një sjellje e tillë është e shëndetshme për përgatitjen e Kupës së Botës.

“Nuk ishte keq, kjo është pjesë e intensitetit të stërvitjes. Kjo tregon se tani ne jemi konkurrues, gjithashtu në stërvitje. Nuk më intereson nëse ndodh diçka e tillë”, tha ylli i Real Sociedad.

Januzaj ishte një përzgjedhje surprizë në skuadrën e Kupës së Botës të Belgjikës, duke mos fituar një ndeshje me kombëtaren që nga viti 2014, në të njëjtin vit ai bëri debutimin e tij.

Përpara kësaj, ai kishte të drejtë të luante për shtatë vende të ndryshme. Anglia, nën drejtimin e Roy Hodgson, ishte një nga ato kombëtare që ishin të prirura për të afruar Januzajn, pak pasi shpërtheu në skenë me Man United. Ai u pyet nëse “Tre Luanët”, i bënë një ftesë dhe përgjigjja e tij ishte kjo:

“Nuk e di, kjo është e kaluar, por natyrisht kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Unë jam i lumtur që jam këtu me shumë njerëz profesionistë që punojnë rreth meje”. Në fakt për mesfushorin edhe Shqipëria sëbashku me Kosovën kanë treguar interes, por në fund Januzaj zgjodhi Belgjikën. Me siguri në ndeshjen e Grupit G kundër Panamasë të hënën do të jetë në stol për Belgjikën. “

Edhe skuadrat e mëdha kanë vështirësi në fitimin e ndeshjeve në këtë kompeticion, shpesh ndryshimi bëhet në 20 minutat e fundit. Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin. Unë dua të ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur, ne jemi këtu për të fituar”, tha ish-ylli i United.