Januzaj me Sociedadin lëshuan fitoren nga duart

Sociedadi avancoi me rezultat 0:2 por nuk e ruajti deri në fund. 

Ata si mysafirë barazuan me rezultat 2 :2 me Valencinë në Mestalla. Në minutën e 29-të, Soler dështoi nga penalltia për të kaluar në epërsi Valencinë. 

Për Valencinë shënuan Wass (60′-nga penalltia), Paulista (73′) dhe për Sociedadin Guevara (33′) e Isak (45′). 

Marketing

Futbollisti Adnan Januzaj u paraqit nga minuta e 66-të por me Sociedadin nuk arritën trepikëshin, duke e lëshuar fitoren nga duart. Sociedad renditet në vend të pestë me 47 pikë dhe Valencia është e  13-ta me 34 sosh.