Januzaj te top klubi nga Serie A, çmimi 18 milionë euro

E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë në Serie A.Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Marketing

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Januzaj në ditët e ardhshme pritet ta finalizojë transferimin te Roma.

“Giallorossët” janë të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro për blerjen e Januzajt, i cili fillimisht do të huazohej në Stadio Olimpico, deri në fund të sezonit.

Januzaj dëshiron të largohet nga Real Sociedad gjatë janarit, derisa së fundmi spekulohej se ka zgjuar interesim edhe nga Milan.

Marketing