Jashari me shoqatat e dala nga lufta bënë homazhe tek varri i dëshmorit, Ejup Behrami

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta kanë bërë homazhe për 22 vjetorin e rënies, tek varri i dëshmorit, Ejup Behrami, në Prekaz të Epërm.

“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional”, ka shkruar Jashari ën Facebook.

Postimi në Facebook:

Marketing

Bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bëmë homazhe tek varri i dëshmorit, Ejup Behrami, në Prekaz të Epërm.

Me këtë rast deklarova që dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Marketing