Java e donacioneve të fundvitit në EVN

EVN Maqedoni siguroi 400 pako me prodhime ushqimore për familjet e rrezikuara sociale, me çka e përmbylli javën që ia përkushtoi donacioneve të fundvitit informon Tetova sot. Këtë vit EVN bëri donacion pako ushqimore për Kishën Ortodokse Maqedonase, Bashkësinë Fetare Islame dhe Kishën Katolike. Nëpërmjet organizatave humanitare „Sveti Spas“, „Karitas“ dhe „Hilal“, të njejtat do të shpërndahen në të gjithë vendin.

Marketing

Në kuzhinën popullore „Sv. Apolstoli Petar i Pavle“ të Kishës Ortodokse Maqedonase në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, me anë të donacioneve ushqimore do të përgatiten ushqime për vizitorët gjatë Vitit të Ri dhe Kërshëndellave. Priftërinjtë nga organizata humanitare „Sveti Spas“ edhe këtë vit do të dërgojnë pako me ushqim për qytetarët të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetsore ose që jetojnë në vendet e largëta rurale.

Pako me produkte ushqimore u dhanë si donacion edhe për Bashkësinë Fetare Islame „Hilal“ dhe Kishën Katolike „Karitas“, të cilat u dorëzuan tek deri te familjet e rrezikuara sociale. Këta donacione që janë shndërruar në traditë, kanë për qëllim që ta pasurojnë tryezën e këtyre shtëpive gjatë festave dhe të sjellin buzëqeshje dhe lumturi për më të rinjtë.

Së bashku me Kryqin e Kuq u organizuan evenimente humanitare të Vitit të Ri nën moton: „Të ndajmë lumturi“. Gjithsej 500 pako të Vitit të Ri pranuan fëmijët e familjeve të rrezikuara sociale dhe fëmijët me aftësi të kufizuara nga Shkupi, Strumica, Manastiri, Gostivari, Kumanova, Kërçova dhe Shtipi. Evenimenti qendror u mbajt në Shkup, ku fëmijët patën mundësi të ndjekin shfaqje si dhe të fotografohen me Baba Dimrin.

Dhurata të Vitit të Ri morën edhe fëmijët e shtëpisë për fëmijë pa prind „25 Maji“, fëmijët me dëgjim të dëmtuar dhe pengesa në të folurit të shkollës „Partenie Zoografski“ si dhe fëmijët me autizëm dhe sindromin e Daunit, të cilët janë valltarë dhe anëtare të klubit të vallëzimit „Akademija Rekreativa“ nga Shkupi. Ata vallëzuan në shfaqjen e fundvitit të organizuar për më të afërmit e tyre dhe mysafirë të tjerë.