Java evropiane e sportit prej nesër deri më 30 shtator

Kërcim masiv me litar, garë me biçikleta, ngjitje natën në Vodno, aktivitete krosfit dhe turnir në basketboll janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të cilat organizohen në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, që prej 23 e deri më 30 shtator e organizon Agjencia për të Rinj dhe Sport me qëllim nxitjen e të rinjve që më shumë të merren me sport dhe aktivitete rekreacioni.

Marketing

Drejtori i ARS-së Darko Kaevski, në hapjen e ngjarjes ka për qëllim që të nxiten të rinjtë që më shumë të merren me sport dhe të praktikojnë mënyrat e shëndosha të jetesës.

Qëllimi kryesor është që t’i nxisim që sa më shumë që është e mundur të merren me sport, sepse, siç theksoi Kaevski, vetëm kështu do të kemi sukses që të kemi komb të shëndoshë me zakone të shëndosha për sport. Sipas Aleksandra Diçeskës, e cila është koordinatore kombëtare e Javës së Sportit, të gjitha aktivitetet janë me karakter rekreacioni dhe të hapura për të gjithë qytetarët. Më 25 shtator në sheshin e qytetit organizohet kërcim masiv në litar.

Më 27 shtator vijon Ndriçoje Shkupin, ngjitje rekreative gjatë natës në Vodno, ndërsa më 28 shtator organizohen mbi 20 krosfit aktivitete në QS “Boris Trajkovski”.

Marketing