Javë pune e frytshme e Ministrit të Mjedisit, Nuredini në Nju Jork

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Naser Nuredini si anëtar i delegacionit Qeveritar, javën që sapo kaloi ishte në Nju Jork. Java filloi me pjesëmarrje në Samitin e Aksionit të Klimës të organizuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guteres. Në të njëjtën ditë, Ministri Nuredini dhe Kryeministri Zaev, në drekën e punës patën mundësinë për të shkëmbyer përvoja me krerët e shteteve të tjera pjesëmarrëse si dhe sektorin privat në lidhje me përforcimin e përpjekjeve të mëtutjeshme për menaxhimin e duhur të ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, morri pjesë në takime tjera të nivelit të lartë ku pati mundësinë për diskutime me përfaqësues nga vendet e tjera mbi veprimet që duhen ndërmarrë në lidhje me zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Marketing

Këshilli Atlantik organizoi darkë, ku në pritje mes të tjerash Presidenti i Kilit, z.Pina dhe kryeministri i Hollandës, z.Ruth pranuan mirënjohje për përpjekjet e tyre në trajtimin e ndryshimeve klimatike.
Ministri Nuredini pati rastin të takojë Ministren e Mjedisit të Kilit, z-nja Carolina Schmidt, e cila do të jetë nikoqire e COP25, ku u shkëmbyen praktikat më të mira mbi trajtimin e ndotjes së ajrit si dhe menaxhimin e mbeturinave.
Sipas Agjendës, të nesërmen ai morri pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku mbajti takim me Presidentin e Portugalisë, z.Marcelo Rebelo de Sousa dhe me këshilltarët ë larte të tij, ku u diskutua mbi bashkëpunimin e mundshëm në zhvillimin e eko-turizmit, si dhe mbi problemet mjedisore me të cilat ballafaqohen të dy vendet. Në vazhdim, ai realizoi disa takime të nivelit të lartë ku temat e diskutimit ishin Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm nën Agjendën 2030.

Ministri Nuredini, gjithashtu pati një takim edhe me Presidentin e Austrisë, z.Alexander van der Bellen, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në negociatat e antarsimit te vendit tonë në BE, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të projekteve tona mbi mjedisin, dhe mundësinë për të forcuar përfshirjen e tyre në zhvillimin e politikave dhe standardeve tona mjedisore. Gjithashtu, në rendin e ditës ishte edhe eventi “Valët e Oqeanit”, nën mbështetje të Lartësisë së Tij Princi Hakon, Princi i Kurorës së Norvegjisë, ku u zhvilluan diskutime mbi efektin e mbeturinave në ndotjen e oqeaneve dhe ujit.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri Nuredini gjithashtu morri pjesë në Forumin Global të Biznesit Bloomberg, nën organizim të Michael Bloomberg. Krerët e shteteve dhe CEO-të e botës, patën mundësinë të diskutojnë dhe prezantojnë ide se si administratat publike dhe sektori privat duhet të punojnë së bashku për të krijuar një ekonomi më të qëndrueshme duke mbrojtur mjedisin, si dhe adresuan një sërë çështjesh mbi ndryshimet klimatike.

Një takim i frytshëm u mbajt gjithashtu me Drejtoreshën Rajonale të UNDP-së, z-nja Mirjana Spoljaric Eger, gjatë të cilës u diskutua mbi projektet në zhvillim e sipër, si dhe mundësitë për të intensifikuar bashkëpunimin me qëllim të rritjes së efikasitetit mbi realizimin e projekteve në vijim.
Sipas Agjendës së planifikuar, si pjesë e Delegacionit të lartë të Qeverisë, Ministri Naser Nuredini morri pjesë edhe në disa diskutime të ngjarjeve të nivelit të lartë.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor

Për më shumë ndiq linkun:

Javë pune e frytshme e Ministrit të Mjedisit, Nuredini në Nju JorkMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit…

Publiée par Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sur Vendredi 27 septembre 2019

Marketing