Javën e ardhshme temperaturat e mëngjesit deri -17 gradë

DPHM për ditët në vijim paralajmëron vale shumë të ftohtë, me temperatura të mëngjesit deri -17 gradë dhe erë të matur deri të përforcuar veriore.

Marketing

Siç informuan, gjatë fundjavës do të jetë mot me vranësira dhe me reshje të bores, më të rrëmbyeshme në pjesët jugperëndimore. Çdo kund do të formohet shtresë bore, ndërsa në male shtresë ado të jetë më e madhe. Në pjesët jugperëndimore shtresa e borës diku do të tejkalojë 20 centimetra.

Nesër temperature e mëngjesit do të jetë prej -4 deri -10, ndërsa e ditës prej -5 deri një grade. Të dielën do të ulet në -11 deri -5 në orët e mëngjesit, ndërsa e ditës do të lëvizë prej -8 deri zero grade.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë posaçërisht të ulëta prej fillimit të javës së ardhshme dhe diku-diku do të ulen nën -15 gradë. Temperaturat ditore vetëm diku-diku do të ngritën deri ndonjë grade mbi zeron.

Sipas parashikimit, të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, prej -17 deri -8 gradë, ndërsa të ditës do të lëvizin prej -8 deri 3 gradë.