Javën tjetër debati publik për Ligjin e Prokurorisë Publike

Kreyprokurori Ljubomir Jovevski të martën do të jetë pjesë e debatit publik, për propozim ligjin për Prokurorinë Publike. Qeveria pranoi propozimin e VMRO – DPMNE-së, që të dëgjojnë personalisht nga Joveski mendim për zgjidhjen ligjore. Në debat do të prezantohen pikëpamjet e ekspertëve për ligjin, për të cilin qeveria dhe opozita nuk mund të pajtohen assesi. Dje takimi i partive parlamentare dështoi. VMRO – DPMNE u largua nga mbledhja, sepse Joveski nuk ishte në mbledhje. Lideri i opozitës Hristijan Mickoski pretendon se partia e tij do të jetë pjesë e takimeve. Sidoqoftë, si problem kryesor ai përmendi mënyrën e transferimit të akuzave dhe hetimeve nga PSP në prokurorinë e rregullt, duke theksuar se i konsideron të paligjshme të gjitha hetimet dhe akuzat e paraqitura pas 30 qershorit 2017.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev beson se ekziston mundësia që Ligji i Prokurorisë të miratohet deri më 11 shkurt, ose përpara se të shpërndahet parlamenti aktual. Zaev theksoi se VMRO – DPMNE nuk ka përse ta pengojë procesin, kur Jovevski do ta shprehë mendimin e tij, për ligjin në debat publik, por jo edhe në një mbledhje partie siç dëshironte opozita. Ai shprehet i sigurt se mund të arrihen 80 vota në Kuvend, të nevojshme për ligjin që duhet të miratohet.

Marketing

Bisedimet midis partive politike janë intensifikuar pas vizitës së Komisionerit Evropian për Zgjerim, i cili tha se vendi duhet të miratojë Ligjin për Prokurorinë Publike.

Marketing