Javën tjetër përfundon emërimi i drejtorëve të rinj

Të martën tjetër pritet që Qeveria të përmbyllë sagën e drejtorëve, e nisur prej më shumë se 3 muajsh tashmë. Në mbledhjen e mbrëmshme, kaluan vetëm 13 emra. Partnerët e koalicionit, pavarësisht se flasin për pengesa procedurale, kanë ende probleme në mbushjen e vendeve që propozuan për shkarkime dy javë më parë, për shkak të mos realizimit të pritshmërive të Qeverisë, sikurse tha vetë kryeministri Zaev.
Nga BDI, mbrëmë kaluan:Armir Sadikin, drejtor për Byronë e Furnizimeve Publike, Arben Vila, Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja promovim të zhvillimit, Pajazit Lika, zv.drejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industrialo-Teknologjike.

Marketing

Po ashtu, qeveria ka dhënë sugjerim për Bekim Memet, si drejtor i “Makedonija Pat” si dhe Festim Halilin, drejtori i Ndërmarrjes Hekurudhat – Infrastruktura. Megjithatë Halili duhet ende të presë për këtë kalim, për shkak se siç mëson ALSAT, drejtori i deritanishëm Asani ka hapur pushim mjekësor. Në opinion u përfol për përplasje të brendshme partiake ndërkohë që kryeministri Zaev, i pyetur për këtë çështje, dje kërkoi mirëkuptimin dhe mos bllokimin e emërimeve. Po ashtu, pritet që të martën tjetër të kalojë edhe Izmit Nura, Zv drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Nga ana tjetër, ALSAT mëson se zv.drejtori i Entit të Statistikave Zirap Ademi, kuadër i deritanishëm i RDK-së, mbetet në të njëjtën detyrë, duke kaluar në BDI. Në mbledhjen e djeshme kaluan edhe Visara Risa, nga Alternativa, drejtore e Agjencisë së Ilaçeve dhe Preparateve mjekësore. Nga LSDM-ja, janë të qarta emrat e drejtorëve tashmë, ndërkohë që mësohet se në drejtoritë ELEM është caktuar Vasko Kovaçevski, sikurse kishte njoftuar më herët ALSAT, ndërsa në Mepso – emërim që vjen nga ministria e Transportit, do të jetë Eva Shukleva.

Marketing