Jazbec: Anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet i vendit dhe mundësi për zhvillim ekonomik

Zgjerimi i ombrellës së NATO-së në rajon ndoshta paraqet mundësi të parë dhe të vetme që Ballkani më në fund të arrijë paqe, stabilitet dhe prosperitet. Anëtarësimi në NATO për Maqedoninë e Veriut do të thotë stabilitet për vendin, mundësi për zhvillimin ekonomik dhe të jetë pjesë e sistemit të madh të mbrojtjes kolektive dhe parandalimit të konflikteve midis vendeve, porositi sot ambasadori slloven, Millan Jazbec, përderisa fliste për sfidat dhe perspektivat në Ballkan dhe proceset euroatlantike para studentëve të më shumë se 20 shteteve në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.

Marketing

Ambasada e Sllovenisë nga 1 janari i këtij viti është në kontakt me ambasadën e NATO-së në shtetin tonë. Jazbec, duke pasur parasysh ritmin e shpejtë të ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO potencoi se pret që mandati i tij dyvjeçar të mbarojë më parë.

“Në dy muajt e kaluara madje 11 prej gjithsej 29 vendeve anëtare e ratifikuan protokollin aderues të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe prej këtu pres se mandati im do të mbarojë më shpejtë nga mandati i paraparë dyvjeçar, që është veçanërisht e rëndësishme për shtetin tuaj”, deklaroi Jazbec.

Përkujtoi se Sllovenia ka qenë vendi i parë që hapi ambasadë në vendin tonë dhe tani është njëra prej të parave që e ratifikojnë protokollin për anëtarësim në NATO.

“Kjo e tregon mbështetjen e fuqishme dhe miqësore të Sllovenisë”, deklaroi Jazbec.

Potencoi se para se të bëhet ambasador i shtetit tonë ka qenë ambasador i Turqisë dhe se për lidhjen midis të tre shteteve tregon ajo se Sllovenia pas pavarësisë e para ka hapur ambasadë në vendin tonë, ndërsa Turqia është vendi i parë që e pranoi shtetin tonë me emrin e atëhershëm kushtetues.

“Ligjërimi i sotëm këtu para studentëve prej më shumë se 20 vendeve më së miri tregon se si të nxiten dhe motivohen të rinjtë. Si t’u tregohet se ekziston rrugë përpara për secilin dhe se çdokush mund t’ia dalë me punë dhe arsim”, deklaroi Jazbec.

Ambasadori Jazbec, para studentëve foli për atë se si Evropa thjeshtë përmes aktivitetit të përbashkët të NATO-ssë, BE-së dhe Këshillit të Evropës ka mundur të arrijë nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik dhe politik, përderisa me proceset euroatlantike kanë treguar se është e mundur ajo të përdoret edhe për transformimin e bashkësisë globale.

Marketing