Jean-Claude Van Damme në filmin aksion “The Bouncer”

Është 57 vjeç, por Jean-Claude Van Damme ka ende ndër mend të ndeshet. Më 22 gusht në Francë do të publikohet në kinema filmi “The Bouncer”, që flet për një truprojë lokali nate që detyrohet të bashkëpunojë me policinë, duke u infiltruar në një grup kriminal, për të kapur liderin.

Marketing

Por, në këtë mënyrë, Lukas rrezikon të humbë kujdestarinë e së bijës 8 vjeçe.

Regjisori i “The Bouncer” është Julien Leclercq, i njohur në fushën e filmave krim-aksion, si “L’assault” e “Braqueurs”. Skenari i është besuar Jeremie Guez.

Prania e Van Damme, siç është vlerësuar në media, e bën tërheqës filmin dhe e fut spektatorin në atmosferën aksion të ndeshjeve.