Jehona e votuesve në njësitë zgjedhore deri në ora 9!

Në NJZ 1 jehona e votuesve është 6,58. Më së shumti votues deri në orën 9:00 ka pasur në komunën Aerodrom ku jehona është 10,13 për qind, përderisa jehonë më të vogël ka në Studeniçan – 1,81 për qind.

Marketing

Në NJZ 2 jehona është 4,58 për qind. Më e lartë është në Gjorçe Petrov – 8,05 për qind, ndërsa më e vogël në komunën e Likovës – 0, 93 për qind.

Në NJZ 3 jehona deri në orën 9:00 është 6,1 për qind. Në këtë njësi zgjedhore më së shumti votues deri në orën 9:00 kanë dalë në Kriva Pallankë – 8,31 dhe Probishtip. me 10,25.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani nuk i bëri të ditura të dhënat në njësinë zgjedhore 4.

Në NJZ 5 jehona është 5,22. Jehona më e lartë është në Krivogashtan 13,1, përderisa në Qendra Zhupë është më e ulët – 1,01 për qind.

Në NJZ 6 jehona e votuesve është 2,59. Në Jegunoc ishte më i lartë 4,17 përderisa më e vogël në Vrapçishtë 1,39 për qind.

Marketing