Jemi vetëm një hap pranë NATO-s

Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Kuvendi grek, Maqedonisë i mbetet edhe një hap për t’u bërë pjesë e NATO-s. Çekia vetëm se paralajmëroi që të hënën do të kërkojë që Maqedonia të firmos protokollin për anëtarësim në NATO. Protokolli më pas do të kalojë edhe në Kuvendet e të gjitha 29 vendeve anëtare të aleancës veri-atlantike, duke filluar nga Greqia. Koordinator kombëtar për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, në emisionin 360 shkallë në Alsat-M, tha se ratifikimi është sinjal i mirë për të gjithë rajonin dhe moment historik në të gjitha parametrat.

Marketing

“Hapin e parë që duhet të bëjë Greqia tani është ta njoftoj selinë e NATO-s ose sekretarin e përgjithshëm se tek ata puna është përfunduar. Sepse e mbani mend në vitin 2008 komunikata thoshte se ky vend kandidat i plotëson të gjitha kushtet dhe ka mbetur edhe kjo. Tani kjo çështje e mbetur u zgjidh në këtë mënyrë. Ata e njoftojnë dhe NATO pas asaj fillon ta përgatis protokollin paraqasës. Ky është një tekst rutinë që përdoret për çdo vend anëtar. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe”, tha Stevo Pendarovski, koordinator kombëtar për anëtarësim në NATO.
Lidhur me deklaratën e kryetarit të partisë opozitare greke Demokracia së Re, Kyriajkos Micotakis, se kur do të jetë kryeministër, do e bllokoj anëtarësimin e Maqedonisë në BE, Pendarovski shtoi se atë nuk mund ta bëjë përmes Marrëveshjes së Prespës.

/Alsat-M/