Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Bajram Rexhepi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij.

Deputeti Rexhepi ka parashtruar dorëheqjen e tij në Kuvend pasi i njëjti do të emërohet në eshalonin e tretë të ekzekutivit.
Rexhepi do drejtojë me Resurset Energjetike Nacionale.

GJithashtu edhe deputetët e LSDM-së Muhamed Zekiri, Sanja Llukarevska kanë parashtruar dorëheqjet e tyre në Kuvend.

Dorëheqjet vijnë pasi të njëjtit pritet të emërohen në eshalonin e tretë të ekzekutivit.

Jozyrtarisht, Zeqiri pritet të emërohet drejtor në Fondin e Shëndetësisë, Lukarevska në DAP.

Në seancën e sotme parlamentare, përveç dorëheqjeve të tyre, do të konfirmohet edhe dorëheqja e deputetit të VMRO-DPMNE, Igor Durlovski, pas së cilës do të ketë verifikim të mandateve të reja të deputetëve të rinjë.