Neshat Ademi njëri ndër themeluesit e LR-PDSH-së tani Aleanca për Shqiptarët sot ka dhënë dorëheqje nga partia e Ziadin Selës. Sipas tij arsyeja kryesore e dorheqjes së tij është Ziadin Sela, përcjell TS.

“Isha njëri nga themeluesit e Lr Pdsh !

Të nderuar miq,shok,familjar, e në veçanti ju që më mbështetët në ditët më të vështira gjat themelimit të strukturave në 24 venbanime në Komunën e Sarajit!, kisha dëshir të ju informoj për dorheqjen time si njëri nga themeluesit e ASH në saraj në vitin 2014 !
Arsya kryesore për Dorheqjen time ka të bëjë direkt me Ziadin Selën !,në detaje nuk dua të hy !!!,…shokët e mi më të afërt dhe dëshmitarët e din shum mir !

Por shkurt e shqip: “Ti Ziadin Sela je PREVARANT” asgjë tjetër !!!,mnjafton kjo fjal se mbrenda bien të gjitha !…
Por shëndosh jeta vazhdon, por po ta bëj me dije nuk do ta le k’shtu As ty,se nuk ua lash as atijve dy tjerëve para teje!
Kur u largova nga një kryetar partie që menjëher pas zgjedhjeve 2011 e mbylly partin., e bëra një lutje por jo publikisht ndërsa Sot po të njëjtën lutje do ta bëj publikisht…O Zot nëse ka nijet të mirë dhe të pastër ndihmoje Ziadin Selën, nëse ka nijet dhe qëllim të keq parandaloje me koh !…Amin.
Prej Sot më kie kundërshtar politik !
Shihemi në Saraj me 12 prill nëpërmjet rezultatit!” ka shkruar Ademi

Ndryshe Aleanca për SHqiptarët vazhdon të luaj me ndjenjat e aktivistëve të saj për bashkimin e opozitës shqiptare./TS/