Jep dorëheqje zëdhënësja e Trumpit

Zëdhënësja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, do të largohet nga pozita e saj në fund të muajit qershor, ka njoftuar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump shkroi në Twitter se Sander do të kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas pas më shumë se tre vite në këtë pozitë, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Marketing

“Ajo është një person shumë i veçantë me talent të jashtëzakonshëm, që ka bërë një punë të mrekullueshme” shkroi Trump.

Ajo e filloi punën në Shtëpinë e bardhë si zëvendës sekretare për media, e më pas e zëvendësoi ish-zëdhënësin Sean Spicer në Korrik të vitit 2017.

Sanders, 36 vjeçare, ka qenë mbrojtëse e madhe e politikave të presidentit, dhe e famshme për shprehjen e saj “Zoti donte që Donald Trump të bëhet president”.

Ajo shpesh herë ka bërë një garë me media, shpesh duke i përsëritur fjalët e ‘shefit’ të saj, duke iu referuar mediave si ‘fake news’.

Marketing