Nënkryetarja e Partisë demokratike opozitare serbe (DS), Aleksandra Jerkov e uroi kryeministrin Zoran Zaev për “hapat përgjegjës, të amtur dhe të guximshëm” për zgjidhje të kontestit prej disa dekadash me Greqinë.

Aleksandra Jerkov, e cila është edhe deputete në Kuvendin e Serbisë, së bashku me deputeten Maja Videnoviq merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Shkup për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, në prag të referendumit të ardhshëm dhe integrimeve evropiane dhe pajtimit në rajon, si dhe të sfidave të cilat janë para shteteve ballanike.

Në kumtesë, që e transmetoi B92, Jerkov e uroi Zaevin edhe për shkak se në “asnjë moment nuk i ka manipuluar qytetarët me ndjenjat e tyre dhe frikën, dhe nuk ka pasur për qëllim t’i shmanget përgjegjësisë”.

Ajo theksoi se autoriteteve serbe, si dhe në vendet e tjera ballkanike, u përgjigjet që në rajon vazhdimisht të ekzistojnë konflikte të hidhura të cilat çdo moment mund të ekslaojnë, sepse ato janë mjet me të cilin grumbullohen pikë të lira politike dhe qytetarët hamendësohen.

Konferenca në Shkup është organizuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Partia Laburiste e Britanisë së Madhe, Partia socialdemokrate suedeze, socialdemokratët holandezë, si dhe nga Forumi evropian. Në të marrin pjesë deputetë dhe prëfaqësues të partive socialdemokrate nga 15 shtete.