Jeta në bodrum, nëna dhe tre vajzat shtrijnë dorën për të kërkuar ndihmë

 Kjo është Feride Çukovci, nëna e tre vajzave, Isra, Verde dhe Kenza. Ato jetojnë në një bodrum të vogël në lagjen e Gazi Babës të Shkupit. E braktisur nga bashkëshorti tash e tetë vite. Që prej atij momenti jeta e këtyre fëmijëve bashkë më nënën është vështirësuar tej mase shkaku i skamjes. Pas 2 javëve do të bëhet edhe më keq, sepse do të duhet të largohen edhe nga kjo dhomë ku janë duke jetuar.

Marketing

 

Dhoma ku ata po jetojnë me qira, është bodrum i një ndërtese. Kryefamiljarja Feride Çukofci, rrëfen se asnjë natë nuk bënë gjumë duke ecur nëpër dhomë dhe duke menduar zgjidhje për fëmijët e saj.

“Jetojmë në jetë të vështirë në lagjen Gazi Babë. Duhet edhe ca ditë ta lëshojë këtë shtëpi. Nuk kam zgjidhje tjetër, u detyrova ta thërras TV21, ku kisha lutur në emrin tim personal, të kenë mëshirë ndaj fëmijëve të mi. Të shtatën herë më hynë uji në këtë vend ku jam. Dua një shtëpi, s’kam kushte si nënat tjera. Unë jam ndarë nga burri, ndërsa atij nuk i intereson për mua. Ai më torturoi, ai më rrahu mua dhe u detyrova t’i marr fëmijët të largohem nga atje. Vajza më vogël më lindi tek nëna ime, tre vjet jetova atje tash jam me qira, por jam e detyruar ta lëshoj këtë shtëpi’’u shpreh kryefamiljarja Feride Çukovci.

 

Me lotët në su e mes vuajtjes, nëna Feride, rrëfen momentet e dhimbshme kur vajzat i zë gjumi pa ngrënë ushqim. Vuajtjet e nënës Feride dhe tre vajzave të saja shtohen akoma më shumë kur kanë probleme me shëndetin ndërsa nuk kanë të holla për të blerë barna.

 

“Ndonjëherë edhe kemi fjetur pa bukë, e jemi ngritur. Por fal njerëzve human më kanë sjellë ushqim. Kemi një dëshirë vetëm një strehim,  nuk duam asgjë tjetër. Jam e sëmur nga zemra, nuk kisha mundësi edhe barna të blej, vetëm kam harxhuar ata para për të blerë bukë për fëmijët”, tha Feride Çukovci Kryefamiljare.

 

Isra dhe dy motrat e saja,  Verde dhe Kenza, kanë shumë dëshira, por para kamerës së TV 21, kërkojnë të kenë një shtëpi të ngrohtë. Fëmijët me lot në sy tregojnë dhimbjet që ndjejnë kur e shohin nënën e tyre se si mundohet tua plotësoj dëshirat.

 

“Ne asgjë tjetër nuk duam vetëm një shtëpi, ta kemi të ngrohët. Nëna na ka rritur me mundime vetëm mos të mbesim pa bukë. Njerëzit human na kanë blerë rroba dhe faleminderit të gjithëve ata që na ndihmojnë”, theksoi Kenza Fetai, vajza e Feride Çukovska.

 

Derisa ekipi i TV 21 u largua nga kjo dhomë e improvizuar, ata apeluan për ndihmë, kush sa ka mundësi.

Kontakte: 072-599-974

Marketing