Jetimat e Ballkanit me komunën e Likovës fillojnë ndlrtimin e dy shtëpive (FOTO)

Momente nga fillimi i dy shtëpive në komunën tonë edhe atë ne f.Llojan dhe f.Hotël, falë bashkëpunimit të ngushtë – vëllazëror në mes Komunës së Likovës dhe Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”,

Marketing

Ashtu siç e dini, Komuna e Likovës me këtë shoqatë ka të nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi, sipas të cilës, për çdo shtëpi të ndërtuar, komuna nga buxheti i saj participon me 2500 euro.

Besojmë se çdo kontribut i çdo kujt ja vlen për ta, dhe më andej do ta shikoni se ja vlen të shikohen këto emocione që përjeton njeriu.
Kryetari, m-r Erkan Arifi në emër të tij dhe në emër të të gjithë banorëve falënderon shoqatën e lartëpërmendur për kontributin madhor që po japin me në krye, hoxhën e nderuar, Halil Kastratin dhe të gjithë donatorët e tjerë, duke ju uruar atyre dhe familjeve të tyre, shëndet e gjitha të mirat e kësaj bote.