Jeton Shaqiri: Do të lehtësojmë qasjen te administrata edhe me digjitalizim

Ministri i Administratës Publike, Jeton Shaqiri, pas marrjes së detyrës nga paraardhësi Manchevski, ka vlerësuar lart administratën e cila ka në fokus qytetarin.
Unë dhe të gjithë administratorët shtetërorë dhe publik në vend jemi një ekip i madh, sëbashku do të punojmë dhe do të arrijmë sukses të përbashkët, për të ardhme më të mirë për të gjithë ne, ka shkruar  Shaqiri.

Marketing

Ja postimi i plotë i ministrit Jeton Shaqiri:

Administrata shtetërore dhe publike është kontakti i qytetarëve me shtetin, prandaj qytetarëve duhet t’iu ofrohet mënyrë më e lehtë dhe më e shpejtë për kryerjen e nevojave dhe obligimeve të përditshme.
Në këtë sfidë jemi sëbashku. Unë dhe të gjithë administratorët shtetërorë dhe publik në vend jemi një ekip i madh, sëbashku do të punojmë dhe do të arrijmë sukses të përbashkët, për të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Për dixhitalizimin e shërbimeve dhe për administratë sa më profesionale dhe efektive, diskutuam miqësisht me ministrin e deritanishëm të MSHIA Damjan Manchevski sot gjatë pranim-dorëzimit të detyrës.

Marketing