Jeton Shaqiri e mori funksionin ministër i MSHIA

Në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot është bërë pranim dorëzimi i funksionit ministër i MSHIA me takimin mes ministrit të deritanishëm Damjan Mançevski dhe ministrit të ri Jeton Shaqiri.

Marketing

Në takim është biseduar për aktivitetet aktuale në Ministri.

“Administrata shtetërore dhe publike është kontakti i qytetarëve me shtetin, prandaj qytetarëve duhet t’iu ofrohet mënyrë më e lehtë dhe më e shpejtë për kryerjen e nevojave dhe obligimeve të përditshme.

Në këtë sfidë jemi së bashku. Unë dhe të gjithë administratorët shtetërorë dhe publik në vend jemi një ekip i madh, së bashku do të punojmë dhe do të arrijmë sukses të përbashkët, për të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Për dixhitalizimin e shërbimeve dhe për administratë sa më profesionale dhe efektive, diskutuam miqësisht me ministrin e deritanishëm të MSHIA Damjan Manchevski sot gjatë pranim-dorëzimit të detyrës.”, thekson ministri Shaqiri.

Marketing