ennifer Lopez, (49) ka treguar vështirësitë e saj në fillimet e karrierës në vitet e 90-ta për shkak të peshës së saj, pasi që në këto vite ishte “epoka e vajzave të dobëta”, e që dominohej nga Kate Moss

Jennifer Lopez e dinte se kishte asete seksi. Por, kur ajo filloi karrierën në industri të muzikës në fund të viteve 90-ta me albumin e saj “On the Six”, askush nuk e dëshironte atë.

Këto komente Jennifer i ka bërë gjatë “CFDA Fashion Awards”, në New York të hënën, ku artistja 49 vjeçare ishte afër largimit tërësisht nga skena për shkak se nuk ishte një vajzë e dobët.

“Fillova të incizoj në vitet e 90-ta, në kohën kur ishin në modë vajzat e dobëta si supermodele”, ka thënë ylli i “World Of Dance”.

“Në atë kohë, Kate Moss, Cindy Crawford dhe Christy Turlington ku ishin postera të grave që konsideroheshin të bukura”.
“Andaj normal që kisha vështirësi në karrierë”, ka thënë JLo për disa media.