Nëse ish-kryeministri do të dënohet edhe për katër akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria Speciale, ai mund të dënohet me dënimin maksimal deri në 20 vjet burg, duke mos llogaritur dënimin e parë prej 2 vjet që dje iu shqiptua nga Gjykata Penale për rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit 600 mijë euro,shkruan Makfax.

Sipas Kodit penal, dënimet do të variojnë varësisht nga veprat penale, por më se shumti i kanoset burg në tri veprat në rastin “Titanik”. Për bashkëveprim në krim të kryer, Gruevski si i akuzuari i parë në këtë rast kanoset me 5 vjet burg. Gjatë ditëve në vijim, Gruevski sërish do të paraqitet në seancë gjyqësore për katër akuzat e tjera.

Gjykata e Apelit më 30 dhe 31 gusht do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për ankesën e Gruevskit. Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka shkruar aktgjykimin për Gruevskin dhe Gjoko Popovskin në mbi 200 faqe.

Pas dënimint me burg prej 2 vite për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, Nikolla Gruevski përmes avokatëve të tij dorëzoi ankesë për vendimin e gjykatës.