Sioni mposhti dje Interin me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar në Zvicër. Te skuadra helvetike, në fushën e lojës përveç Lenjanit ishte dhe 19-vjeçari shqiptar Bastien Toma, i cili mbajti shiritin e kapitenit në pjesën e dytë.
Toma ashtu si Lenjani, u aktivizua në vendin e dytë, duke zënë vendin e Grgiç. Trajneri i besoi shqiptarit të Kosovës edhe shiritin e kapitenit.

19-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fushë duke tërhequr shpeshherë vëmendjen e komentatorit të Interit.

Mesfushori është pjesë e moshave të Zvicrës dhe së fundmi është aktivizuar me 19-vjeçarët.