Jo vetëm Liverpool, në garë pë Thiagon futen dhe Juve e Man.City

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, me shumë gjasë do të largohet nga ‘Allianz Arena’ gjatë merkatos së kësaj vere.

Marketing

Ylli i Bayern Munich po kërkon për një aventurë të re, dhe për kartonin e tij në garë janë disa skuadra atraktive.

Liverpool shihet si skuadra më e afërt me të, por raportime të fundit nga ‘Tuttomercato’ bëjnë të ditur se garës i bashkohen edhe Juventus e Manchester City.

Mesfushori kreativ më parë luante me Barcelonën, kurse edhe aventura me Bayern po i vjen drejt fundit.

Bayern nuk ka caktuar akoma ndonjë çmim për kartonin e Thiago, por thuhet se Liverpool do të paguajnë deri në 35 milionë funte.

Marketing