Mesfushori i Arsenalit, Matteo Guendouzi ka arritur marrëveshje me Marseillen.
Sipas La Provence, mesfushori premtues nuk zhvilloi asnjë ndeshje për një vit pas një problemi me trajnerin Mikel Arteta.
Guendouzi kaloi edicionin e kaluar huazim te Hertha Berlin, derisa Marsielle ka shikuar nga afër situatën.
Marrëveshja mes klubit francez dhe 22-vjeçarit është arritur, derisa tani Marseille duhet të arrijë marrëveshje me Arsenalin për çmimin e lojtarit, që vlen 15 milionë euro.
Ndërkohë, edhe shqiptari Granit Xhaka pritet ta kompletojë kalimin te Roma.