Joaquin Phoenix kryeson nominimet në “BAFTA 2020”

Janë shpallur nominimet e edicionit të 73-të të “British Academy Film Awards”, para ceremonisë që do të mbahet më 2 shkurt në “Royal Albert Hall” në Londër, shkruan DailyMail.

Marketing

“Joker” kryeson nominimet këtë vit me gjithsej 11 kategori, ndërsa “The Irishman” dhe “Once upon a time in Hollywood” e pasojnë me nga 10 nominime.

Drama e interpretuar nga Joaquin Phoenix dhe me regji të Todd Phillips, duket se do ta mbizotërojë ceremoninë dhe do të garojë për filmin më të mirë bashkë me “The Irishman”, Once upon a time in Hollywood” dhe “Parasite”

“Joker” theu rekordet arkëtimit të fitimeve kur u publikua, ndërsa Joaquin ka konkurrencë të ashpër aktorët Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Taron Egerton dhe Jonathan Pryce.

Shanset e tij për të marrë çmim në “BAFTA” janë rritur edhe pasi mori çmim për perfromancën më të mirë si aktor në film, në “Golden Globes”.

Muajin e kaluar, Joker u vlerësua filmi i parë për shifrën më të lartë të IMBD, ndërsa fitoi mbi 1 milion dollarë dhe suksesi i tij pritet të vazhdojë ende.