Joe Biden: Bota duhet të njoh vuajtjen dhe dhimbjen e shqiptarëve (VIDEO)

Kandidati demokrat për president të SHBA, Joe Biden, njihet si një nga personat që mbështeti fort, brenda Shtëpisë së Bardhë, fushatën bombarduese të forcave të NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Marketing

Para fushatës aktuale për president ai lëshoi një deklaratë lidhur me vizionin e tij të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë dhe Kosovën.

Në deklaratën e Bajden thuhet se ai do të insistojë që të vendoset drejtësi për krimet e luftës në Kosovë, vendosjen e trupave ushtarake sipas interesave të sigurisë së SHBA dhe se do të kërkojë nga BE garantimin e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Por në vitin 1998, gjatë një debati në senatin amerikan, Biden është treguar i drejtpërdrejtë sa i takon mbështetjes për shqiptarët dhe për luftën e Kosovës.

Ndër të tjera, Biden thekson se bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që populli shqiptar në rajon ka kaluar.

Unë do të vazhdoj që me secilën fibër në qënien time që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të gjuajnë dhe të vrasin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan. Duhet të qëndrojmë deri sa puna të ketë mbaruar. Ja ta definoj çdo të thotë ajo. Definicioni i punës së mbaruar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, një Shqipëri të lirë dhe drejtë të zgjedhur. Që ata janë rrugës për anëtarësimin në NATO dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse deri sa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që popullsi shqiptar në rajon ka kaluar.”, thotë Biden.

blob:https://www.facebook.com/57f0f34a-01d2-457b-bac9-51f1a3b73963

Marketing