Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jogn-un, beson se një takim ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump mund t’i japë fund “një historie luftërash”.
Një takim i tillë mund të ndodhë muajin e ardhshëm në Singapor, ku mund të takohet Kim dhe Trump, shkruan AlJazeera.

Është presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae, që ka thënë pas takimit të dytë me Kim, se ai ka vullnetin për t’u angazhuar në një marrëveshje të denuklearizimit.
“Ai ka shprehur synimin për t’i dhënë fund një historie të luftërave dhe përballjeve përmes samitit SHBA-Kore e Veriut dhe për të bashkëpunuar për paqe dhe prosperitet”.