Jonida Maliqi sulmon keq ish-shoqen e ngushtë: Kam prova që mund t’i shkatrrojnë jetën!

Dikur ishin shoqe të ngushta, ndërsa sot me shumë siguri do të shihen në gjykatë.

Marketing

Jonida Maliqi ka folur për sherrin me blogeren Alba Danja duke paralajmëruar se e pret gjykata pasi të mbarojë pandemia.

Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Pop culture” kur ndër tjerash ka folur edhe për zënkën me ish-miken e saj, Alba Danja.

Kohë më parë ishte folur se sherri mes dyshes kishte shpërthyer për shkak të një çante dhe një shumë të hollash.

“As nuk dua ta bëj fare personazh atë që donte të bëhej publike, sepse kam prova që mund t’i shkatërroja jetën, por nuk dua të bëj keq në këtë jetë, që të mos gjej keq.

Gjithsesi, e pret gjykata, sapo të mbarojë pandemia”-tha Jonida.

Marketing