Jonker: Vëzhguesit do të shpërndahen në gjithë vendin

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit për zgjedhjet i OSBE /ODIHR do të ketë gjithsej 240 vëzhgues. Ata do të vendosen në mënyrë uniforme në të gjithë vendin në mënyrë që të sigurojnë një shembull përfaqësimi të drejtë dhe të paanshëm për të cilin do të japim notat tona “, tha në një intervistë me MIA-n, shefja e Misionit të OSBE / ODIHR, Korin Jonker.
Jonker i fton kandidatët dhe partitë politike të njoftojnë Misionin në qoftë se lindin probleme specifike gjatë ditës së zgjedhjeve.

Marketing

Në intervistës me MIA-n, Jonker nuk dëshiron të japë vlerësime të hershme për ditën e zgjedhjeve dhe siç thotë ai, ata janë këtu për të vëzhguar dhe raportuar atë që do të shohin.

Misioni i OSBE-ODIHR, siç ju njoftuat fillimisht, do të mbulojë zgjedhjet presidenciale me 279 vëzhgues. A kanë ardhur të gjithë në vend?

– Misioni vëzhgues ndërkombëtar për zgjedhjet do të ketë gjithsej 240 vëzhgues. Misioni përbëhet nga grupe të ndryshme të vëzhguesve – vëzhgues afatshkurtër të dërguar nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, dhe ata janë grupi më i madh i 150 vëzhguesve.Ata mbërritën në vend të mërkurën dhe do të informohen sot dhe nesër. Ne do të na bashkëngjiten edhe dy asamble parlamentare, Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Ata përfshijnë një total prej 60 vëzhguesish dhe do të informohen sot dhe të shtunën në mëngjes përpara se të gjithë vëzhguesit të vendosen në të gjithë vendin. Së bashku me ekipin tonë kryesor të ekspertëve dhe vëzhguesve afatgjatë që erdhën në vend rreth katër ose pesë javë më parë, do të kemi 240 vëzhgues, siç e përmenda në fillim.

Ku do të vendosen? A ka vende kritike që mendoni se duhet të kenë vëmendje të veçantë?

Vëzhguesit do të vendosen në të gjithë vendin në mënyrë që të sigurojnë një qasje të ekuilibruar për atë që po ndodh në vend në tërësi. Ne po mundohemi që të vizitojmë vendet sipas një përzgjedhje të rastësishme, në mënyrë që kjo të na mundësojë të ofrojmë një shembull përfaqësimi të drejtë dhe të paanshëm ku ne do t’i japim vlerësimet tona.

Nëse lindin probleme gjatë ditës së zgjedhjeve, kërkojmë nga kandidatët, përkatësisht nga partitë politike që të na informojnë për këtë. Ekipi ynë kryesor i ekspertëve në Shkup, së bashku me vëzhguesit tanë afatgjatë në vendet përkatëse të vëzhgimit, do të bëjë një kontroll për të marrë një pasqyrë të qartë të problemit të veçantë.

Në raportin periodik të Misionit theksuat disa vërejtje, në lidhje me fillimin para kohe të fushatës zgjedhore dhe stereotipet negative gjinore. A keni në këtë mesperiudhë vërejtje të tjera për fushatën?

“Siç theksova në raportin periodik, ligji nuk mundëson drejtime të qarta për atë që është lejuar dhe çka nuk është lejuar për kandidatët në lidhje me aktivitetet e tyre para fillimit të fushatës. Atyre iu ishte lejuar që të kenë fushatë derisa të regjistrohen për zgjedhjet presidenciale, pastaj i ndërprenë aktivitetet deri më 1 prill, deri në fillimin zyrtar të fushatës”.

Në të njëjtën kohë, partive politike të cilët i mbështesin kandidatin iu ishte lejuar që t’i kryejnë aktivitetet e tyre të rregullta, siç ato i bënin. Madje kishte edhe debat televiziv mes zotëri Zaevit dhe zotëri Mickoskit, në të cilën i mbështet kandidatët e tij dhe i kritikon kundërshtarët.
Në lidhje me stereotipet negative gjinore, përmendëm se zonja Siljanovska-Davkova merrte komente negative për pamjen e saj. Vlerësojmë se komentet e tilla janë joadekuate dhe irelevante në fushatë zgjedhore.

Duke u mbështetur tek fushata si mendoni se do të jetë dita e zgjedhjeve?

“Nuk dëshirojmë ende të japim parashikime për ditën e zgjedhjeve. Misioni ndërkombëtar mbikëqyrës për zgjedhjet është këtu që të mbikëqyrë dhe të raportojë për atë që do ta shohim. Për këtë nuk dëshirojmë që të përzihemi në procesin në çfarëdo lloj mënyre, ose të japim deklarata shumë herët”.