Jordan Stojanovski u pasurua nga emri i tij, duke i shitur domain kompanisë Nike

Jordan Stojanovski është qytetar i Manastirit i cili e ka shitur shumë shtrenjtë emrin e tij. Ai para 20 vjetëve ka pasur ide që të blejë disa domain-a në internet me emra të njohur, që më pas kompanitë të kërkojnë që t’i blejnë prej tij. Por, kolegët e tij me të cilët ka punuar në projekte nga sfera e IT-së, i kanë thënë se kjo nuk është ide e mirë, të robërojë emra të domain-eve dhe se nga kjo nuk do të ketë fitim.

“E regjistrova në fillim të viteve të ’90, një kohë të gjatë ka qëndruar i pashfrytëzueshëm. Por, e dija që do ta kërkojnë, bëra listë të 100 domain-ave që atëherë ishin të lirë dhe për fat të keq kolegët më bindën që nuk është edhe aq mirë të mbajë “rob” domain-at dhe kështu më bindën që të heq dorë nga kjo ide”, tha Jordan Stojanvski, Inovator IT.
Nga 100 domain-at ka hequr dorë, por domain-in jordan.com, përkatësisht emrin e tij, e ka mbajtur.

“Për fat të mirë këtë domain e mbajta, për shkak të emrit të tim, dhe ia shita kompanisë NIKE në vitin 2012, dhe është një nga domain-et që është shitur më shtrenjtë në histori. Përndryshe nuk shitet aq lehtë ose mundja ta shes menjëherë për 1/100 e çmimit. Me pak punë, nëse vendosja ndonjë web sajt, me 1/10 e çmimit. Dhe nga këtu filloi tregtimi, e gjithë kjo ka zgjatur dy vjet”, u shpreh Jordan Stojanvski, Inovator IT.

Se suksesi mund të arrihet edhe nga Manastiri, këtë e dëshmoi edhe Tesla i Manastirit, i cili me kompaninë nga Manastiri harton dizajne të produkteve dhe elektronikë për tregjet e huaja.

“Secili fillim është i vështirë, fillon me ndonjë strategji, mëson, ndonjëherë mendon se një pjesë e strategjisë është gjeniale, por nuk funksionon, më pas e ndërron, punon vazhdimisht. Është një proces i gjatë i cili kërkon shumë punë”, tha Bllagoja Stojçevski, Tesla – Trimod Team.
Në rajonin e Pellagonisë ka shumë njerëz kreativ të cilët kanë nevojë për inkurajim, thonë nga Fondacioni Preda Plus.
“Drejtoreshë e Fondacionit Preda Plus – Fondacion për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ka interes, ka edhe ide të mira dhe duhet pak të inkurajohen. Financat nuk janë vendimtare, nëse keni ide të mirë, financat gjenden”, u shpreh Marija Milevska.

evn