Carlo Ancelotti duhet të fillojë të gjejë një regjisor për lojën e tij te Napoli, pasi italo-braziliani Jorginho mund të quhet një ‘ish’ tashmë.

Mesfushori është shumë pranë transferimit te Manchester City, kundrejt një shume prej 50 milionë eurosh dhe një kontrate 5-vjeçare me 4 milionë euro në sezon.

Tabloidi anglez ‘The Times’ raporton se tashmë është arritur akordi, ndërsa pritet përfundimi i grumbullimit të Jorginhos me Italinë, për të kryer vizitat mjekësore me manchester Cityn.

Jorginho është futbollisti ideal, që Pep Guardiola kërkon t’i besojë regjinë e skuadrës së tij, ndaj edhe ka këmbëngulur për afrimin e futbollistit të Napolit.