Trajneri Mirel Josa është deklaruar pas barazimit befasues të FC Prishtinës me skuadrën nga Gjibraltari.

Kryeqytetasit nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 1:1 përballë St Joseph’s në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Evropës.

“Duhet të kishim më shumë logjikë në pjesën e dytë, duhet të ishim më të qetë”, deklaroi Josa për RTK.

Duke folur për ndeshjen e kthimit, Josa ka shtuar: “Do të jetë vështirë edhe në ndeshjen e kthimit sepse kemi përballë një ekip që i shfrytëzon të gjitha armët, madje edhe vonimin e lojës”.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 2 korrik.